Rita Ora duket shkëlqyese me fustanin e saj me xixa

Bota e Yjeve

Rita Ora duket shkëlqyese me fustanin e saj me xixa

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 21:00
Rita Ora

Së fundmi ajo ka shijuar një udhëtim në Paris me të fejuarin e saj Taika Waititi, i cili gjithashtu është parë në kryeqytetin francez me dy vajzat e tij.

Dhe Rita Ora u rikthye në realitet të dielën teksa u ngjit në skenë në Festivalin Veror të Monte Carlos, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 31 vjeçe, dukej sensacionale teksa nxirrte në pah këmbët e saj të tonifikuara me një mini-fustan me xixëllimë dhe shkëlqim.

Image
Rita Ora

Fustani me një shpatull i Ritës ishte i dizajnuar me modele rrethore në ngjyrat kafe dhe e gjelbër.

Duke e rritur gjatësinë e saj, Rita veshi një palë çizme të zeza me taka, ndërsa e rriti shkëlqimin e pamjes me një palë vathë ari.

Interpretuesja e hitit “Body On Me” zgjodhi të vishte fustanin e saj të karamelit në një stil të hijshëm që i binte mbi supet gjatë performancës së saj.

Image
Rita Ora

Pas disa ditëve pushimi që shijoi në paris, Rita ishte në formë të mirë teksa ecte në skenë dhe tregonte lëvizjet e saj të mrekullueshme të trupit për fansat e saj.

Ajo ishte në elementin e saj teksa ishte e rrethuar nga disa kërciimtarë gjatë koncertit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat