Oriola Marashi mahnit me paraqitjen joshëse nga Venecia

Bota e Yjeve

Oriola Marashi mahnit me paraqitjen joshëse nga Venecia

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 21:58
Oriola Marashi

Javë që lamë pas u mbajt edicioni i 79-të i Festivalit të Filmit në Venecia që mblodhi emra të njohur të arti, muzikës dhe fushave të tjera.

As këtë edicion nuk kanë munguar prezenca e shqiptarëve disa prej të cilëve parakaluan në tapetin e kuq të festivalit.

Ne mesin e atyre që ishin të pranishëm këtë vit në Venecia është edhe modelja e njohur nga Shqipëria, Oriola Marashi.

Modelja 26 – vjeçare ishte pjesë e eventit “amfAR” dhe mori vëmendjen me paraqitjen e veshur në një fustan me dekolte të hapur ngjyrë bronzi.

Ndërkohë, së fundit Oriola ka publikuar disa imazhe të reja me një tjetër paraqitje tërë shkëlqim në Venecia.

Image
Foto: Oriola Marashi/Instagram

E veshur me një fustan pa mëngë ngjyrë gri dhe me çarje unike në njërën anë, modelja shqiptare përshtati dukjen me një palë doreza lëkure dhe syze dielli.

Paraqitja elegante vuri në pah fizikun e formësuar të Oriolës, e cila dukej më tërheqëse se kurrë më parë.

Image
Foto: Oriola Marashi/Instagram

Disa prej fotografive të modeles u realizuan në rrugë duke marr kështu vëmendjen e alimentarëve të rastit.

Ndërkohë, edhe në llogarinë e saj të Instagramit imazhet u vërshuan me komente nga ana e djegësve që ishin kryesisht pozitive

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat