Martohet ish-opinionisti i Big Brother VIP, Arbër Hajdari

Bota e Yjeve

Martohet ish-opinionisti i Big Brother VIP, Arbër Hajdari

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 19:39
Arbër Hajdari dhe Vlera

Ish-opinionisti i Big Brother VIP dhe humanisti shqiptar, Arbër Hajdari, ditën e sotme (e shtunë) i ka dhënë fund beqarisë.

Ai dhe partnerja e tij prej shumë vitesh, Vlera Devolli, kanë kurorëzuar dashurinë me martesë.

Këtë e ka bërë të ditur vet themeluesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe” përmes një postimi të ndarë në Instagram.

Image
Arberi dhe Vlera

“E dashur Vlera, zemra ime! Sonte po kurorëzojmë dashurinë tonë prej 5 vitesh, në martesë”, nis postimi i Hajdarit.

“Lus Zotin të kemi jetë të lumtur”, tha më tej ai.

Të shumta kanë qenë urimet që çifti pranoi në hapësirën për komente nga miqtë, ndjekësit e të afërmit.

Arbëri për publikun u bë më i njohur që nga Big Brother VIP, i cili ishte në rolin e opinionistit bashkë me Balina Bodinakun.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat