Sportive dhe në super formë/ Rita Ora tërheq vëmendjen me paraqitjen e saj në rrugët e Londrës

Bota e Yjeve

Sportive dhe në super formë/ Rita Ora tërheq vëmendjen me paraqitjen e saj në rrugët e Londrës

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 18:21
Rita Ora

Asaj i pëlqen shumë të stërvitet dhe shpesh herë ndan për ndjekësit e saj momente gjatë ushtrimeve në palestër. Po flasin për Rita Orën, e cila sa vjen dhe shfaqet më në formë se kurrë.

Këngëtarja u shfaq në publik e veshur me një kostum sportiv ngjyrë të zezë në rrugët Londrës.

31 vjeçarja, e kshte kombinuar kostumin me një palë atlete të verdha ‘Neë Balance’ dhe një kapele të zezë.

Image
Rita Ora

Kujtojmë se këngëtarja me origjinë Shqiptare dha së fundmi një intervistë ku si rrallë herë më parë ku ka folur gjatë për fëmijërinë e saj, familjen dhe jetën privave.

E ftuar në emisionin e Jonathan Ross, Rita foli për origjinën e saj dhe transferimin e prindërve të saj në Britaninë e Madhe shumë vite me parë, ku e cilësoi si një nga gjërat më të mira që ata kanë bërë ndonjëherë.

Image
Rita Ora

“Të gjithë u transferuam në Londër, ishte gjëja më e mirë që prindërit e mi mund të bënin ndonjëherë. Prindërit e mi na sollën këtu dhe ata filluan nga e para. Ata gjetën punë dhe siguruan jetesën e tyre. Nuk ishte e lehtë, por ne kishim dashuri përreth. Tani jam vërtet me fat që jam në gjendje t’i shpërblej për gjithë punën e vështirë që kanë bërë.”

Më tej këngëtarja u ndal dhe tek jeta e saj private të cilën ajo e ruan në mënyrë hermetike. Në lidhje me partnerin e saj, Taikia Waititi, Rita u shpreh:

“Ai është personi im i preferuar”.

Rita dhe regjistori do të bashkëprezantojnë eventin e madh të ndarjes së çmimeve, “MTV Europe Music Awards 2022”.

“Unë e prezantova atë në vitin 2017, por tani po e prezantoj sërish, por këtë herë po e bëj bashkë me Taikan, partnerin tim. Nuk kemi punuar kurrë më parë bashkë. Është mirë të jem në gjendje të bëj diçka argëtuese me personin tim të preferuar. Ne jemi i njëjti person. Është mirë të gjesh dikë me të cilin mund të argëtohesh, të punosh dhe të respektosh punën e njëri-tjetrit”,– tregoi e emocionuar Rita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat