“Nënshtetësia e Dua Lipës është marketing”/ Einxhel Shkira bën kërkesën publike për Dj Dagz

Bota e Yjeve

“Nënshtetësia e Dua Lipës është marketing”/ Einxhel Shkira bën kërkesën publike për Dj Dagz

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 15:31
Einxhel Shkira dhe DJ DAGZ

Në këtë 110 vjetor të Pavarësisë, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa mori nënshtetësinë shqiptare nga presidenti Bajram Begaj.

Mirëpo kjo gjë ka bërë që Einxhel Shkira të reagoj në Instagramin e saj ku shprehet se çdo shqiptar i Kosovës duhet të ketë një pasaportë shqiptare.

Më anë të një postimi në InstaStory, moderatorja shprehet se motrat dhe vëllezërit nga Kosova trajtohen njësoj me dikë nga Ghana apo Zimbabave. Sipas saj e gjithë kjo ishte vetëm për marketing pasi Dua do të përdorë pasaportën britanike kur të udhëtojë.

Sakaq, Einxhel shprehet se nuk ndihet aspak e lumtur që fëmija e tyre nuk do mund të lëvizë jashtë vendit pa prindërit e tij.

Postimi i plotë:

“Një nga dëshirat e Dj Dagz, Dj Pm, madje edhe Fifit kanë shprehur ishte se ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga çmimi i madh nëse i jepej pasaporta shqiptare! S’po them që të jepen 2 milion passaporta, por do ishte mirë që motrat, vëllezërit, grat dhe burrat tanë nga Kosova të mos trajtohen njësoj me dikë nga Ghana apo Zimbabve!

Mendoj se ka ardhur koha që politika Shqipëria dhe politikat e saj të nënshtetësis të krijon lehtësim për këtë kategori aplikuesish. Jam e lumtur dhe krenare që Dua Lipa u pajis me të njëjtën pashaportë si unë dhe pse do e ket sa për simbolik se me pashaportën britanike do të kalojë në aeroport nesër. Por s’jam e lumtur që fëmija im duhet të lind në Shqipëri që të mund të lëviz me mua lirisht. Apo në Kosovë që të mos lëviz do kurrë me mua së bashku me Dagz. Mendoj se kjo kategori e ka me urgjente këtë dokumet pavarsisht dëshirës së shtetit tonë për marketing internacional nëpërmjet Duas, le të mos i harroj këta hallexhinjtë e tjerë”.

Image
Postimi
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat