Bora tregon hapur: Këto janë operacionet e vetme që kam bërë

Bota e Yjeve

Bora tregon hapur: Këto janë operacionet e vetme që kam bërë

Më: 23 mars 2023 Në ora: 12:39
Bora Zemani

Moderatorja e njohur Bora Zemani iu ka përgjigjur pyetjeve të fansave të saj në Instagram.

Një nga fansat e ka pyetur moderatoren në lidhje me operacionet plasitike. Kjo është një temë që jo pak herë e ka përfshirë Borën, ndërkohë që kjo e fundit nuk ka hezituar t’i jap një përgjigje ndjekësit të saj.

“Të vetmet operacione që kam bërë në jetë kanë qenë lindja e Arborit dhe heqja e apandesitit,”-u përgjigj Zemani.

Image
Reagimi i moderatores

Ndërsa më herët sërish e pyetur nga fansat, Bora dhe Donaldi lanë të kuptohej se së shpejti do të ketë një projekt të përbashkët për ata të dy.

Ndërkohë aktori nga ana tjetër po starton sezonin e ri të emisionit të tij “Më lër të flas” këtë të premte me vëllanë Romeo Veshajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat