Heidi Klum fitoi një tjetër ‘garë bukurie’ në tepihun e kuq me dukjen e saj magjepsëse.
Ditë më parë, modelja e njohur mori pjesë në ‘iHeartRadio Music Awards’ dhe për këtë rast zgjodhi një fustan me prerje origjinale.
49-vjeçarja kishte veshur fustan të gjatë të kaltër indigo që shkëlqente në errësirë. Gjithashtu vëmendjen më të madhe tërhoqi pjesa e sipërme e fustanit, e cila i vinte në pah gjoksin me një prerje specifike.
Modelja e ka kompletuar dukjen me grim të errët dhe efektiv. Kështu që mund të thuhet se Heidi ka treguar edhe një herë se si duket mbretëresha e tapetit të kuq.Janë të shpeshta zgjedhjet të modës nga Klum.
Ngjashëm kishte ndodhur gjatë regjistrimit të emisionit “America’s Got Talent”.
Modelja që shoqërohej me aktoren Sofia Vergara, kishin publikuar fotografi dhe video me të cilat merrnin vazhdimisht vëmendje.