Mes dramës së fundit - Sara Hoxha publikon imazhe përkrah Ledrit nga pushimet e tyre në Spanjë

Bota e Yjeve

Mes dramës së fundit - Sara Hoxha publikon imazhe përkrah Ledrit nga pushimet e tyre në Spanjë

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 10:26
Sara Hoxha dhe Ledri Vula

Sara Hoxha ka qenë një emër mjaft i diskutuar në kohët e fundit.

Kjo pasi fituesja e “Dancing With the Stars” u përfshi në një ‘sherr’ publik me këngëtaren Dafina Zeqiri.

E gjithë kjo nisi nga një koment që Ledri Vula bëri në këngën e re të Dafinës në bashkëpunim me Elgit Dodën.

Image
Sara Hoxha dhe Ledri Vula

Ky rresht bëri që vëmendja të rikthehet te ish-çifti, e që me doemos të përfshihej edhe partnerja e krijuesit të hitit “1 Goat për ty”.

Sidoqoftë, Sara dhe Ledri vazhdojnë të jenë të lumtur me njëri-tjetrin e të vazhdojnë jetën e tyre.

Ka qenë së fundmi blogerja shqiptare që ka ndarë disa momente në rrjete sociale, e në mes tyre edhe me reperin e njohur.

Çifti ndryshe imazhet i kanë realizuar në Ibiza të Spanjës, ku edhe po shijojnë pushimet.

Ledri dhe Sara kanë bashkë një vajzë të quajtur, Poem Blu. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat