Kylie Jenner provokon ndjekësit në Instagram

Bota e Yjeve

Kylie Jenner provokon ndjekësit në Instagram

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 20:26
Kylie Jenner

Kylie Jenner është padyshim një prej personazheve më të përfolura të shtypit rozë dhe kësaj radhe nuk ka zhgënjyer ndjekësit e saj në Instagram, duke publikuar dy imazhe ku dukej tejet seksi.

Sipërmarrësja e cila ka 400 milionë ndjekës në këtë platformë, pozoi para kamerës me bikini të zeza dhe me një palë streçe, shkruan DailyMail.

Në njërin prej imazheve të publikuar në ‘Story’ ajo pozoi në një posturë duke vënë në pah linjat saj trupore. Derisa në tjetrin, ajo pozoi për një ‘selfie’.

Image
Kylie Jenner

Sipërmarrësja 26-vjeçare dukej tejet sharmante në imazhet e reja në Instagram dhe mori komente mjaft pozitive nga ndjekësit e saj.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku vazhdimisht publikon imazhe nga jeta e saj luksoze.

Image
Kylie Jenner

Sipërmarrësja amerikane, Kylie Jenner është themeluese dhe CEO e kompanisë Kylie Cosmetics derisa pasuria e saj sipas Forbes është 680 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat