Zonja e Parë në largim, Jill Biden po përcjell unitetin politik me veshjen e saj për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump, shkruan "Bota sot".
E veshur me një pallto Ralph Lauren, doreza dhe këpucët në një nuancë të gjallë të vjollcës.
Ngjyra vjollce fitohet nga kombinimi i ngjyrës së kuqe (që përfaqëson partinë Republikane) dhe ngjyrës së kaltër (Partia Demokratike).

Ndryshe, edhe më herët ka ndodhur që të këtë një veshje të tillë nga ish presidentët apo bashkëshortet e tyre.
Në 2016-ën, Bill dhe Hillary Clinton ishin shfaqur të veshur me ngjyrë vjollcë.
