Rita Ora e veshur plot stil në Milano, artistja po promovon në Evropë brendin e saj për kujdesin e flokëve

Bota e Yjeve

Rita Ora e veshur plot stil në Milano, artistja po promovon në Evropë brendin e saj për kujdesin e flokëve

Më: 3 prill 2025 Në ora: 11:39
Rita Ora

Rita Ora dukej elegante dhe me stil në një veshje tërësisht gri dhe vathë të kaltër të ndezur, teksa doli në Milano të mërkurën.

Këngëtarja, 34 vjeç, dukej më e lumtur se kurrë ndërsa ecte nëpër qytet me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.

Artisja me origjinë shqiptare ishte veshur plot stil, me pantallona të gjera gri me një xhaketë të së njëjtës nuancë, veshjen të cilën e kombinoi me taka ngjyrë bezhë.

Image
Rita Ora

Në ditët e fundit, Rita ka udhëtuar nëpër Evropë për të promovuar markën e saj të re të kujdesit për flokët, “Douglas x Typebea”.

Pavarësisht orarit të saj të ngjeshur, ajo u shfaq me humor të mirë pas një udhëtimi të shkurtër në Gjermani.

Image
Rita Ora

Kjo vjen pasi Rita dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi, 49 vjeç, u panë shumë të dashuruar me veshje të kombinuara, ndërsa ajo ndau disa momente nga takimet e tyre romantike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat