Prezantuesja e famshme Maya Jama dhe i dashuri i saj futbollist, Ruben Dias, janë parë duke u dukur vërtet shumë të dashuruar gjatë një dreke romantike.
Çifti është fotografuar në një restorant pranë ujit duke "flirtuar" me njëri-tjetrin ndërsa shijonin vaktin e tyre gjatë ditës.
Në një moment, ylli i Manchester City, Ruben Dias, u përkul dhe i puthi dorën Mayës.

Çifti simpatik, që sapo e kanë bërë publike lidhjen e tyre në Instagram, u panë më vonë duke dalë nga restoranti luksoz, ndërsa mbanin duart.
Një dëshmitar tha: "Maya dhe Ruben nuk mund të qëndronin pa prekur njëri-tjetrin teksa shijonin ushqimin dhe akulloren. Flirtuan për orë të tëra."

Prezantuesja e "Love Island", Maya, dukej mahnitëse me një fustan xhins të bukur dhe me dekolte të hapur, gjatë drekës me qendërmbrojtësin portugez.
Ajo e kombinoi fustanin me një palë taka të ulëta të zeza dhe e kishte lënë flokët e gjatë të lirshëm në onde, që i binin mbi supe.
Ndërkohë, Ruben kishte zgjedhur një stil më të thjeshtë, i veshur me një T-shirt të bardhë, pantallona khaki dhe atlete.

Çifti u pa te "The Summerhouse", një restorant luksoz me ushqime deti në Londër.
Ai ndodhet pranë Kanalit Grand Union në zonën Little Venice dhe është vendi i përsosur për një drekë në ambient të hapur.