Mariah Carey mahnit live në Wembley, mes dyshimeve për përdorimin e AI në këngën e re

Bota e Yjeve

Mariah Carey mahnit live në Wembley, mes dyshimeve për përdorimin e AI në këngën e re

Më: 16 qershor 2025 Në ora: 08:41
Mariah Carey

Mariah Carey u vlerësua gjerësisht për një nga performancat e saj më të mira live në vitet e fundit, teksa këndoi në “Capital’s Summertime Ball” në Wembley Arena të dielën.

Artistja 56-vjeçare interpretoi disa nga hitet e saj më të mëdha, përfshirë “Fantasy”, “Emotions”, “Hero” dhe “We Belong Together”, duke i dhënë fund koncertit me një performancë mbresëlënëse.

Fansat vërshuan në rrjetet sociale duke e lavdëruar për vokalet e fuqishme dhe rikthimin e vetëbesimit në skenë, shkruan DailyMail.

Image
Mariah Carey

“Vokalet më të mira në vite”, shkroi një ndjekës, ndërsa një tjetër shtoi: “Ai zë është i shëndetshëm, vetëbesimi është kthyer”.

Performanca e suksesshme vjen në një moment kur këngëtarja po përballet me kritika dhe spekulime për këngën e saj të re “Type Dangerous”.

Image
Mariah Carey

Disa fansa pretendojnë se vokali i saj në këtë këngë nuk tingëllon si Mariah dhe madje kanë ngritur dyshime për përdorimin e inteligjencës artificiale.

Të tjerë, megjithatë, besojnë se zëri i ndryshëm është thjesht rezultat i një stili të ri muzikor.

Sakaq, një paraqitje e fundit e Mariah-t në një intervistë për ‘The Project’ në Australi ngjalli komente për sjelljen e saj të painteresuar dhe përgjigjet e shkurta, duke shtuar edhe më shumë diskutime rreth imazhit të saj publik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat