Lauren Sanchez zbulon fustanin e nusërisë që u qep për 900 orë

Bota e Yjeve

Lauren Sanchez zbulon fustanin e nusërisë që u qep për 900 orë

Më: 2 korrik 2025 Në ora: 19:48
Lauren Sanchez

Mes bujës ekstreme që rrethoi dasmën e saj italiane me Jeff Bezos, Sanchez më në fund zbuloi fustanin e saj të shumëpritur të nusërisë.

Ajo zgjodhi miqtë e saj, stilistët italianë Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana të Dolce & Gabbana, për të krijuar fustanin. Dhe në vend që të shtynte kufijtë me një siluetë moderne, Sanchez donte një shkëlqim të përjetshëm. Kështu që, ajo iu drejtua të kaluarës.

Më konkretisht, nusja u rikthye në vitet ’50 për frymëzim.

Image
Lauren Sanchez

Fustani është bazuar në atë që Sophia Loren veshi për t’u martuar me Cary Grant në filmin e vitit 1958 ” Houseboat” .

Ndërkaq, e gjithë velloja që mund ta shihni në fotografi u realizua për mbi 900 orë punë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat