Kylie Jenner ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram emocionet pas festës së ditëlindjes së 28-të, duke e cilësuar këtë fundjavë si një ndër më të veçantat e jetës së saj.
“Ditëlindja më e bukur ndonjëherë!!!!!!! Jam shumë mirënjohëse për familjen dhe miqtë e mi që e bënë këtë fundjavë kaq të veçantë dhe plot dashuri. 28-ta ndjehet kaq mirë!!!!!”, ka shkruar ajo në postimin e saj në Instagram, i cili është publikuar vetëm 48 minuta më parë.
Kylie gjithashtu ka falënderuar motrën e saj Kendall Jenner për organizimin perfekt të festës: “Dhe për motrën time @kendalljenner, faleminderit nga zemra që e planifikove gjithçka kaq bukur. Jam me fat që të kam.”
Ylli i njohur i televizionit dhe biznesit është shfaqur e lumtur dhe e rrethuar nga njerëzit e saj të dashur, ndërsa fansat e saj në mbarë botën kanë shpërndarë urime dhe komplimente.
Me këtë energji pozitive dhe mbështetje nga të afërmit, duket se 28-ta do të jetë një vit i mbarë për Kylie Jenner.