"Fundjavë perfekte!" – Hailey Bieber ndan momente nga festa e Kylie Jenner

Bota e Yjeve

"Fundjavë perfekte!" – Hailey Bieber ndan momente nga festa e Kylie Jenner

Nga: Bota sot Më: 12 gusht 2025 Në ora: 21:10
Hailey Bieber

Hailey Bieber ka qenë një nga të ftuarat speciale në festën e ditëlindjes së mikeshës së saj të ngushtë, Kylie Jenner.

Supermodelja 28-vjeçare ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa momente nga fundjava festive, duke shkruar në një postim të shkurtër, por plot entuziazëm:

"Fundjavë perfekte!!!!!!!"

Image
Hailey Bieber

Festa, e cila u mbajt në një ambient luksoz, solli bashkë yje të shumtë nga rrethi i ngushtë i Kylie-t dhe ishte e mbushur me dekorime elegante, veshje glamuroze dhe shumë momente për t’u përjetësuar në fotografi.

Hailey, e njohur për stilin dhe praninë e saj të pandashme në eventet më të mëdha të Hollywood-it, dukej rrezatuese, ndërsa fansat vërshuan komentet me komplimente dhe pyetje rreth veshjes dhe detajeve të mbrëmjes.

Image
Hailey Bieber

Miqësia mes Hailey Bieber dhe Kylie Jenner është përfolur shpesh në media, dhe pjesëmarrja e saj në këtë ditë të veçantë e vërteton edhe një herë lidhjen e fortë mes tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat