North West me flokë blu sfidon stilin e Kim Kardashian në Romë

Bota e Yjeve

North West me flokë blu sfidon stilin e Kim Kardashian në Romë

Nga: A.SH Më: 25 gusht 2025 Në ora: 14:46
North West dhe Kim Kardashian

Vajza 12-vjeçare e Kanye West dhe Kim Kardashian, North West, është parë në Romë me një pamje të re tërheqëse, duke ngjyrosur flokët në blu.

Shfaqja e saj ka marrë vëmendje të madhe, pasi shumë e krahasuan stilin e saj me atë të nënës së saj të famshme.

North, e njohur për guximin në modë pavarësisht moshës së re, u pa duke kaluar kohë cilësore me Kim Kardashian, e cila gjithashtu u shfaq me një veshje elegante gjatë shëtitjeve në kryeqytetin italian.

Image
North West dhe Kim Kardashian

Mediat ndërkombëtare raportojnë se vajza e madhe e Kim-it po e sfidon gjithnjë e më shumë ikonën e modës në familje, duke u shndërruar vetë në një figurë të re me ndikim në botën e show bizit.

Image
North West dhe Kim Kardashian
Image
North West dhe Kim Kardashian
Image
North West dhe Kim Kardashian
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat