Emily Ratajkowski mahnit në të brendshme lëkure dhe pantallona të tejdukshme

Bota e Yjeve

Emily Ratajkowski mahnit në të brendshme lëkure dhe pantallona të tejdukshme

Nga: M.L. Më: 26 gusht 2025 Në ora: 17:02
Emily Ratajkowski

Emily Ratajkowski ka treguar linjat e saj mahnitëse me një reçipetë lëkure me dekolte të thellë dhe pantallona shumë të tejdukshme, duke i lënë fansat e saj të habitur.

Image
Emily Ratajkowski

Modelja dhe aktorja, 34 vjeçe, e cila këtë verë u zhvesh për një foto krejtësisht nudo, të dielën publikoi në Instagram disa imazhe nga prapaskenat e një fotosesioni mahnitës.

Emily, e cila është nënë e një fëmije, shihej duke treguar linjat e saj mahnitëse me një reçipetë lëkure me dekolte të thellë dhe pantallona shumë të tejdukshme.

Image
Emily Ratajkowski

Duke pozuar para një muri të bardhë, Emily buzëqeshi me sy për kamerën, ndërsa shfaqte barkun e saj të sheshtë dhe kofshët e tonifikuara.

Ajo i kishte lënë flokët e saj kafe të errëta me volum, të valëzuara dhe plot jetë.

Për grimin, Emily kishte zgjedhur një “smokey eye” të errët, të kombinuar me bazë bronzi dhe buzë nude me shkëlqim.

Ajo kishte kompletuar pamjen me taka të zeza me majë të mprehtë dhe vathë të vegjël argjendi.

Image
Emily Ratajkowski

 

Në përshkrimin e fotove, ajo kishte shkruar: “Si një stiliste krejtësisht e rëndësishme.”

Fansat shpërthyen në komente, duke reaguar me emoji zjarri dhe sy zemrash.

“Wow! Kjo veshje është bërë POSAÇËRISHT për ty,” shkroi një prej tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat