Ashley Graham u shfaq me një paraqitje plot stil teksa mori pjesë në festën e lançimit të orës OMEGA Seamaster Aqua Terra 30mm, e mbajtur në Magazine në The Serpentine, në Londër, të martën.
Modelja amerikane, 37 vjeçe, dukej mahnitëse me një fustan pa rripa në ngjyrë krem, ndërsa pozonte përpara kamerave para fillimit të eventit të mbushur me yje.
Fustani elegant kishte detaje të mbledhura në bel dhe një siluetë të lirshme që binte butësisht në njërën anë. Ajo kishte kombinuar veshjen me sandale të hapura në ngjyrë bronzi dhe mbante një çantë të vogël lëkure në ngjyrë krem, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".
Për të shtuar edhe më shumë shkëlqim, Ashley kishte veshur një orë dore në ngjyrë ari dhe vathë të vegjël rrethorë po ashtu në ar.
Paraqitja e saj në këtë event vjen pas një postimi të fundit në Instagram, ku modelja zbuloi aksidentalisht përmasën e saj të rrobave.