Harry Styles dhe Zoë Kravitz janë fotografuar duke shijuar një shëtitje të qetë nëpër rrugët historike të Romës, ku u panë në një atmosferë mjaft intime.
Këngëtari britanik dhe aktorja amerikane nuk e fshehën afërsinë e tyre, ndërsa paparacët kapën momentin kur Styles vendosi dorën lozonjare mbi të pasmet e Kravitz, duke tërhequr vëmendjen e publikut.
Dyshja u shfaqën në humor të mirë, duke buzëqeshur dhe biseduar ngrohtësisht, teksa shijonin ditën e tyre larg skenës së showbiz-it.
Pamjet e publikuara kanë nxitur reagime në rrjete sociale, ku fansat komentojnë lidhjen e mundshme mes tyre.