Colin Farrell: Ajo që më tërhoqi tek Margot Robbie

Bota e Yjeve

Colin Farrell: Ajo që më tërhoqi tek Margot Robbie

Nga: A.SH Më: 18 shtator 2025 Në ora: 06:39
Colin Farrell dhe Margot Robbie

Aktori i njohur irlandez, Colin Farrell, ka folur së fundmi për përvojën e tij gjatë xhirimeve të filmit të ri A Big Bold Beautiful Journey, ku luan krah për krah me Margot Robbie. Në një intervistë, Farrell zbuloi se ajo që e ka “turnuar” më së shumti në këtë bashkëpunim nuk ishte pamja e aktores, por energjia dhe karakteri i saj.

Ai tha se prej kohësh kishte dëgjuar gjëra të mira për Robbie, duke përmendur shpesh komente nga të tjerët se ajo është “një aktore e jashtëzakonshme, e dashur, plot humor dhe gjithmonë pjesë e ekipit”.

Farrell theksoi se kur e përjetoi vetë këtë atmosferë në set, e ndjeu si një tërheqje të vërtetë, duke e përshkruar si “një turn-on”.

Image
Colin Farrell dhe Margot Robbie

“Margot është vërtet frymëzuese. Mënyra si ajo i qaset punës, pa ego dhe me një energji pozitive që ndikon tek të gjithë, është diçka që të jep kënaqësi dhe forcë për të punuar,” – u shpreh Farrell.

Kjo deklaratë ka tërhequr vëmendjen e mediave, pasi Robbie është e martuar me producentin Tom Ackerley. Megjithatë, fjala e aktorit është interpretuar më shumë si një kompliment profesional dhe një vlerësim për personalitetin dhe etikën e punës së saj, sesa si një pranim tërheqjeje personale.

Image
Colin Farrell dhe Margot Robbie

Filmi A Big Bold Beautiful Journey pritet të jetë një nga projektet më të komentuara të vitit, jo vetëm për historinë që sjell, por edhe për bashkëpunimin e dy aktorëve të famshëm që tashmë kanë krijuar një kimi të veçantë në ekran.

Image
Colin Farrell dhe Margot Robbie
Image
Colin Farrell dhe Margot Robbie
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat