Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit një moment relaksi nga pushimet buzë detit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo ka shkruar: “Mes kaosit, plazha është terapia më e mirë”, duke shoqëruar fjalët me imazhe nga plazhi.
Ajo në fotot e publikuara duket në formë si gjithmonë.
Ramosaj shpesh ndan me publikun momente të përditshmërisë së saj, ku përveç projekteve muzikore, vë në pah edhe kohën e saj të lirë dhe atmosferën pozitive.