Kendall Jenner edhe një herë po shfaqte stilin e saj më të mirë teksa u pa në Paris të hënën, me një ansambël tepër elegant në ngjyrë çokollatë.
Modelja, 29 vjeç, zbuloi pak nga barku dhe dekolteja në një bluzë të ngushtë, të kombinuar me një fund slip me bel të ulët, të veshur mbi pantallona dhe nën një pallto të zezë të gjatë.
Ajo i shtoi një prekje glamour-i të viteve ’90 pamjes së saj me syze me skelet katror dhe me flokët e shkurtër të prerë në stilin bob të kthyer jashtë.
Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” u pa në kryeqytetin francez në ditën e parë të Javës së Modës në Paris, e cila do të tërheqë një mori yjesh, përfshirë edhe shoqen e Kendall-it, Bella Hadid, e cila po takohej dhe përshëndeste fansat. Kendall iu bashkua një numri yjesh që kanë mbërritur për sezonin më të madh të modës, me sfilatat që padyshim janë në plan për të gjatë ditëve në vijim.
Ajo ishte tepër e gjallëruar teksa bisedonte me fansat dhe fotografët, duke treguar trupin e saj mahnitës në veshjen elegante.
Bella ndoqi shembullin duke dalë me stil, ndërsa ishte e rrethuar nga fansat.
Ajo i kishte kapur flokët në dy bishtaleca të lezetshëm dhe kishte veshur një pallto prej lëkure dhe me gëzof të frymëzuar nga vitet ’70, të kombinuar me një bluzë të bardhë, xhinse dhe syze dielli moderne.
Kthimi i Bellës në punë erdhi pas problemeve të saj shëndetësore, pasi ajo pësoi një acarim të sëmundjes së saj kronike neurologjike, Lyme.
Nëna e saj, Yolanda, ndau fotografi të Bellës në shtrat spitali dhe e quajti atë një “luftëtare të vërtetë” për betejën e saj me këtë gjendje.
Dalja e Kendall-it erdhi pasi një nutricionist komentoi për dietën e saj me pak kalori, të cilën ylli e kishte përmendur më herët në rrjetet sociale.