Egli Tako mahnit me stilin e saj elegant – pamje nga parapaskenat e emisionit të ri

Bota e Yjeve

Egli Tako mahnit me stilin e saj elegant – pamje nga parapaskenat e emisionit të ri

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 15:22
Egli Tako

Egli Tako ka ndarë me ndjekësit një paraqitje krejtësisht të veçantë nga prapaskenat e projektit të saj më të ri televiziv, emisionit “Yes Day”.

Në fotografitë e publikuara, Egli shfaqet me një kostum oversize ngjyrë të errët, i kombinuar me bizhuteri elegante, që i japin pamjes së saj një shkëlqim të sofistikuar.

Grim i kuruar dhe modeli i flokëve të mbledhura theksojnë edhe më shumë tiparet e sa, duke e vendosur atë në qendër të vëmendjes.

Përveç paraqitjes së saj, ajo ka lënë të kuptohet se këto imazhe vijnë si pjesë e përgatitjeve dhe prapaskenave të emisionit të ri “Yes Day”, të cilin Egli po e moderon.

Image
Egli Tako

Ky projekt pritet të sjellë një energji të re në ekran, ku publiku do të shohë një format ndryshe, të mbushur me momente pozitive.

Me këtë dalje, Egli Tako jo vetëm që konfirmon elegancën e saj në paraqitje publike, por edhe forcon imazhin e një moderatoreje profesionale, që di të tërheqë vëmendjen me karizmën dhe stilin e saj.

Image
Egli Tako
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat