Prince William dhe Kate Middleton rikthehen në tapetin e kuq pas dy vitesh

Bota e Yjeve

Prince William dhe Kate Middleton rikthehen në tapetin e kuq pas dy vitesh

Nga: Bota sot Më: 20 nëntor 2025 Në ora: 19:21
Princesha e Uellsit, Kate Middleton

Pas një mungese dyvjeçare nga shfaqjet publike në tapetin e kuq, Prince William dhe Kate Middleton rikthyen glamurin mbretëror të mërkurën në mbrëmje gjatë Royal Variety Performance në Royal Albert Hall, një nga eventet më prestigjioze të sezonit të performancave në Britani. 

Princesha e Uellsit tërhoqi të gjitha vëmendjet me një fustan të gjelbër prej velveti, i cili theksonte siluetën e saj elegante dhe i dha një nuancë të sofistikuar natyrës mbretërore që gjithmonë e ka karakterizuar.

Fustani, me një kombinim të klasikes dhe modernes, u shoqërua me aksesorë minimalë, duke lejuar vërtet që ngjyra dhe tekstura e velvetit të ishin në qendër të vëmendjes.

Image
Princi William dhe Kate Middleton

Ndërkohë, Prince William u shfaq i papërsëritshëm në një xhaketë të zezë velveti dhe bow tie, duke kombinuar sofistikimin klasik me një stil të rafinuar dhe modern.

Çifti duket se ka gjetur ekuilibrin perfekt midis elegancës mbretërore dhe relaksimit të një eventi të shfaqjes së lartë, duke treguar përsëri se janë një nga çiftet më të pëlqyera dhe të komentuar në Britani.

Image
Princi William dhe Kate Middleton
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat