Elegancë familjare: Abbey Clancy në qendër të vëmendjes

Bota e Yjeve

Elegancë familjare: Abbey Clancy në qendër të vëmendjes

Nga: A.M Më: 29 nëntor 2025 Në ora: 08:28

Abbey Clancy u shfaq me një elegancë të pakrahasueshme në një fustan të zi, teksa iu bashkua vajzës së saj që i ngjan si dy pika uji, Sophia-s, dhe motrës së saj, Elle-s, në festën e Krishtlindjeve të SPACE NK të premten.

Modelja 39-vjeçare shkëlqeu me fustanin e ngushtë që i theksonte linjat, të cilin e kishte kombinuar me një xhaketë të zezë me dy rreshta kopësash.

Ajo shtoi edhe më shumë elegancën e saj me një palë stileto të larta të zeza, ndërsa për të kompletuar paraqitjen, mbante me vete një çantë të zezë prej lëkure, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".

Image
Abbey Clancy

Pas saj ecte vajza e saj, Sophia 14-vjeçare, e veshur me një fustan lejla dhe çizme të zeza.

Ndërkohë, Elle dukej po aq mahnitëse me çizmet e saj të larta prej lëkure kafe dhe fustanin-xhaketë në të njëjtën ngjyrë.

Image
Abbey Clancy me vajzën dhe motrën e saj
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat