Kate Winslet prezanton me krenari djalin e saj të vogël në tapetin e kuq!

Bota e Yjeve

Kate Winslet prezanton me krenari djalin e saj të vogël në tapetin e kuq!

Nga: Bota sot Më: 4 dhjetor 2025 Në ora: 11:03
Kate Winslet me djalin

Aktorja fituese e Oscar-it shkëlqeu në premierën botërore të filmit të saj më të ri Goodbye June, por këtë herë vëmendjen nuk e mori vetëm performance e saj — por edhe djali 21-vjeçar, Joe Anders.

Joe, i cili ka shkruar skenarin e filmit, u shfaq përkrah nënës së tij në tapetin e kuq, ndërsa Winslet nuk e fshehu aspak emocionin dhe krenarinë për të. “Jam shumë krenare për të,” tha aktorja, duke i kushtuar djalit fjalë të ngrohta që shkrinë zemrat e fansave.

Në fotot e para nga eventi, Kate dhe Joe shihen të buzëqeshur, të afërt dhe të emocionuar teksa prezantojnë bashkëpunimin e tyre të parë profesional — një moment i rrallë familjar në botën e Hollywood-it.

Image
Kate Winslet

Goodbye June shënon një hap të madh për Joe Anders në industrinë e filmit, ndërsa për Kate Winslet është një dëshmi e re e talentit dhe mbështetjes së pakushtëzuar që ajo i jep familjes së saj.

Një duet nënë-bir që me siguri do të përflitet gjatë në showbiz!

Image
Kate Winslet me djalin
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat