Gwen Stefani paralajmëron një udhëtim nostalgjik për fansat

Bota e Yjeve

Gwen Stefani paralajmëron një udhëtim nostalgjik për fansat

Nga: Bota sot Më: 4 dhjetor 2025 Në ora: 16:37
Gwen Stefani në “The Tonight Show”

Gwen Stefani ka folur për rezidencën e ardhshme të No Doubt në Sphere dhe shprehu dëshirën që të krijojë një atmosferë “shumë nostalgjike” për fansat. Ajo ishte e ftuar të mërkurën në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon.

“Jemi shumë të emocionuar,” tha Stefani. “Bëmë Coachella-n dhe ishte thjesht e pabesueshme. Ne gjithmonë bëjmë gjithçka ngadalë, por kemi folur për vite me radhë për të gjetur diçka që të ishte po aq e mirë, dhe mendoj se Sphere është e ardhmja. Është njëfarë ndërthurjeje midis një koncerti dhe një filmi.”

Ajo gjithashtu foli për atmosferën që bendi dëshiron të krijojë me këtë rezidencë.

Image
Gwen Stefani

“Mendoj se qëllimi — dmth, bileta u shitën menjëherë; na kanë mbetur edhe gjashtë shfaqje — dua që njerëzit të vijnë dhe ta ndjejnë shumë nostalgjik, sikur të jenë kthyer në kohë, si ‘E mbani mend këtë? E mbani mend këtë, djem? Kjo është ajo që kemi bërë së bashku,’” tha Stefani.

Ata janë pjesë e madhe e jetës sonë, dhe duam t’i shohim këtu në Las Vegas.”

Image
Gwen Stefani në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon

Rezidenca e Sphere duket se do të sjellë një përzierje të muzikës dhe imazheve vizuale që do të rikthejnë fansat në momentet më të bukura të karrierës së No Doubt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat