Kylie Minogue tërhoqi gjithë vëmendjen me format e saj mbresëlënëse teksa prezantoi videoklipin luksoz të këngës së saj të re festive, “XMAS”, të hënën.
Ikona australiane e muzikës, 57 vjeçe, mahniti fansat e veshur me një fustan mini saten shumë të shkurtër, i zbukuruar me detaje me pika bardh e zi dhe një fjongo të madhe elegante.
E ulur mbi një grumbull dhuratash, Kylie kishte zgjedhur një paruke me prerje pixie dhe e kompletoi pamjen me doreza lëkure deri në bërryl, gjithashtu me fjongo, si edhe syze moderne. Interpretuesja e hitit “Padam Padam” realizoi koreografinë lozonjare të këngës, duke formuar shkronjat X-M-A-S, përpara se të shfaqej me një kostum sensual të Babagjyshit të Vitit të Ri në skenën finale me borë të videoklipit, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".
Ajo u shfaq mahnitëse me një fustan mini të kuq, të zbukuruar me gëzof artificial të bardhë, ndërsa parakalonte me vetëbesim me një palë çizme të zeza lëkure deri mbi kofshë.
Ndërkohë, Kylie dhe Wham! janë në garë të fortë për çmimin e shumëdëshiruar, falë ndryshimit të tregut muzikor drejt transmetimeve online, më shumë sesa shitjeve tradicionale.