Lucie Donlan “ndez” festat me setin festiv për Ann Summers

Bota e Yjeve

Lucie Donlan “ndez” festat me setin festiv për Ann Summers

Nga: A.SH Më: 22 dhjetor 2025 Në ora: 15:04
Lucie Donlan

Ish-banorja e Love Island, Lucie Donlan, ka rrëmbyer vëmendjen në prag të festave të fundvitit me paraqitjen e saj të guximshme në një set fotografik festiv për markën e njohur të lingerie-ve, Ann Summers. Modelja dhe influencuesja është shfaqur me disa veshje “Sexy Santa”, duke kombinuar elementët klasikë të Krishtlindjes me stil modern dhe sensual.

Në fotografitë e realizuara për fushatën festive, Donlan shfaqet plot vetëbesim, duke theksuar format trupore dhe duke sjellë një interpretim të freskët e provokues të temës së fundvitit.

Seti është pritur me reagime të shumta pozitive nga fansat e saj në rrjete sociale, të cilët e kanë komplimentuar për pamjen dhe energjinë që transmeton.

Image
Lucie Donlan

Lucie Donlan, e njohur për stilin e saj të lirë dhe prezencën e fortë në media sociale, vazhdon të mbetet një emër i komentuar në botën e modës dhe showbizit britanik, ndërsa bashkëpunimi me Ann Summers e konfirmon edhe një herë ndikimin e saj si figurë publike.

Image
Lucie Donlan
Image
Lucie Donlan
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat