Khloé Kardashian është shfaqur pothuajse pa grim në një foto të re të publikuar në Insta Stories të martën.
Ylli 41-vjeçar i reality show-ve ka zgjedhur një pamje shumë natyrale, pasi sapo kishte përfunduar një trajtim të fytyrës së bashku me nënën e saj, Kris Jenner.
Esteticistja që i ka trajtuar ishte Keren Bartov nga Los Anxhelosi, e njohur gjithashtu për shitjen e serumeve dhe sprajve për shkëlqim të lëkurës.
Në imazhin e ri, Kardashian ka hequr dorë nga një prej trukeve të saj të zakonshme të grimit, çka e bëri të dukej ndryshe nga herët e tjera.
Zakonisht, moderatorja e “Kocktails with Khloé” i konturon buzët për t’i bërë ato të duken më të plota, por kësaj here ajo kishte aplikuar vetëm një shtresë të hollë buzëkuqi ngjyrë nude, brenda vijës natyrale të buzëve.
Bukuroshja dukej se kishte vetullat e lyera dhe të rregulluara me kujdes, ndërsa qerpikët i kishte gjysmë të përhershëm dhe të gjatë.
Çuditërisht, ajo dukej mjaft tërheqëse edhe pa grim të theksuar. Edhe pse shumica e njerëzve duken më mirë me grim, duket se Khloé është po aq e bukur si me grim, ashtu edhe pa të.