Kim Kardashian ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave rozë, teksa është shfaqur mjaft provokuese për të promovuar bashkëpunimin e saj të ri NikeSKIMS.
Ylli i reality show-t ka pozur me reçipeta lëkure që theksonin gjoksin, duke i dhënë fushatës një dozë të fortë sensualiteti, ndërsa prezantonte këpucët e reja sportive që tashmë po quhen “të çmendura” nga fansat.
Fotografitë, të shpërndara gjerësisht në rrjete sociale, kanë ndezur menjëherë reagime të shumta, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që e kanë lavdëruar për guximin dhe stilin e saj unik, dhe atyre që e kanë kritikuar për tejkalim të kufijve.
Pamja e saj dramatike dhe e kuruar deri në detaj ka qenë në qendër të vëmendjes, duke e bërë lançimin edhe më të bujshëm.
Megjithatë, kjo fushatë vjen në një moment delikat për Kim-in, pasi familja Kardashian është përfshirë së fundmi në polemika që lidhen me vajzën e saj, North West. Kjo ka shtuar edhe më shumë diskutimet në opinionin publik, duke bërë që promovimi i NikeSKIMS të mos kalojë pa zhurmë. Si gjithmonë, Kim Kardashian di si të jetë në qendër të vëmendjes – qoftë për modën, biznesin apo jetën personale.