Lindsay Lohan rrëmben vëmendjen me fustan mini të zi

Bota e Yjeve

Lindsay Lohan rrëmben vëmendjen me fustan mini të zi

Nga: Bota sot Më: 18 janar 2026 Në ora: 10:56
Lindsay Lohan

Lindsay Lohan u shfaq më glamuroze se kurrë teksa mori pjesë së bashku me bashkëshortin e saj, Bader Shammas, në hapjen e restorantit luksoz Nobu One Za’beel në Dubai, mbrëmjen e së enjtes.

Aktorja 39-vjeçare tërhoqi vëmendjen me një fustan të zi mini me mëngë të gjata, i cili theksonte linjat e saj dhe kishte një detaj elegant me lidhëse anësore në bel. Ajo e kompletoi pamjen me taka të zeza të larta dhe vathë diamanti, duke shtuar edhe më shumë shkëlqim paraqitjes së saj.

Me flokët bionde të lëshuara mbi supe, Lindsay u shfaq në humor të shkëlqyer ndërsa pozonte krah bashkëshortit të saj financier. Bader Shammas, gjithashtu 39 vjeç, me të cilin aktorja u martua në vitin 2022, ishte veshur me shumë stil me një xhaketë të zezë, bluzë dhe pantallona në të njëjtën ngjyrë.

Image
Lindsay Lohan shkëlqen në Dubai krah bashkëshortit në hapjen e Nobu One Za’beel

Ndërkohë, të hënën në mëngjes, Lindsay ndau me ndjekësit e saj në Instagram se si po e nis vitin 2026 duke u kujdesur për formën fizike. Aktorja publikoi një foto bardhë e zi, ku shihet duke ushtruar në një pajisje fitnesi, që ngjan me një Pilates reformer.

E veshur me një bluzë me mëngë të gjata dhe geta sportive, Lindsay shfaqet nga pas, me flokët e kapura topuz, e përqendruar plotësisht në stërvitje. Mbishkrimi i fotos ishte: “Trup i fortë. Mendje e qartë. Zemër e hapur. Mirë se vjen viti i ri.”

Image
Lindsay Lohan shkëlqen në Dubai krah bashkëshortit në hapjen e Nobu One Za’beel

Brenda pak minutash, fotografia mori mijëra pëlqime nga 16.4 milionë ndjekësit e saj.

Pak ditë më parë, ish-ylli fëmijë kishte përshëndetur Vitin e Ri duke publikuar një video përmbledhëse me momentet më të bukura të vitit 2025. Në pamje shfaqeshin çaste të veçanta me njerëzit e saj të dashur, përfshirë bashkëshortin Bader Shammas, djalin e tyre dyvjeçar Luai, si dhe kolegen e saj në filmin Freakier Friday, Jamie Lee Curtis.

Në përshkrim, Lindsay shkroi: “Faleminderit 2025 për dashurinë, kujtimet dhe momentet që kishin më shumë rëndësi.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat