Maura Higgins mahnit me paraqitjen elegante në Javën e Modës në Milano

Bota e Yjeve

Maura Higgins mahnit me paraqitjen elegante në Javën e Modës në Milano

Nga: A.M Më: 27 shkurt 2026 Në ora: 08:26
Maura Higgins

Maura Higgins tërhoqi gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj të guximshme gjatë sfilatës së Roberto Cavalli në kuadër të Javës së Modës në Milano.

35-vjeçarja zgjodhi një fustan sateni me vija, të cilin e kombinoi me një pallto të gjatë dhe dramatike në të njëjtin stil.

Ajo e theksoi belin e saj të hollë duke e shtrënguar veshjen me një rrip, duke krijuar një siluetë elegante dhe femërore, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".

Image
Maura Higgins

Maura e kompletoi dukjen me një varëse të gjatë, duke i shtuar finesë ansamblit shumëngjyrësh.

Me vetëbesim dhe stil të theksuar, ajo arriti të jetë një nga figurat më të komentuara të eventit.

Image
Maura Higgins 
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat