Lizzie Cundy ka ekspozuar linjat trupore me një rrobabanjo njëpjesëshe në ngjyrë turkeze, teksa po shijonte një ditë të fundit në plazh në Barbados, në një postim në Instagram të publikuar të enjten.
Personaliteti i televizionit dhe radios, 57 vjeç, tërhoqi vëmendje teksa shijonte një koktej buzë detit.
Ajo e kompletoi pamjen me syze dielli të mëdha me xhama të zinj dhe flokët i kishte stiluar në një gërshet të trashë.
Lizzie u pa duke marrë rreze dielli në plazh, duke shëtitur në rërë dhe më pas duke u relaksuar nën një çadër blu.
Krahas postimit, ajo shkroi: “Më pëlqen një Pina me colada… Sot ndihem në formë perfekte, sidomos me këtë rrobabanjo!”
Më vonë gjatë ditës, ajo publikoi edhe një video me të njëjtën veshje, ku njoftoi për sipërmarrjen e saj më të re.