“Zemra plot, sot”, Ramush Haradinaj uron Luanin për martesën, shpërndan fotografi nga ceremonia

Bota e Yjeve

“Zemra plot, sot”, Ramush Haradinaj uron Luanin për martesën, shpërndan fotografi nga ceremonia

Më: 2 maj 2026 Në ora: 21:54
Ramush Haradinaj dhe Rifat jashari

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ka ndarë në Facebook disa fotografi nga dasma e Luan Haradinaj, djali i Shkelzen Haradinaj, e cila u mbajt të premten.

Krahas imazheve nga ceremonia, Haradinaj ka përcjellë edhe një mesazh të shkurtër urimi: “Urime martesën Luani i Shkëlzenit. Zemra plot, sot! Faleminderit për urimet e juaja, gëzime paçi në jetë!”, duke ndarë emocionet për këtë moment familjar.

Në dasmë kanë qenë të pranishëm edhe figura të njohura të familjes Haradinaj.

Image
Foto nga dasma

Në mesin e tyre janë parë Anita Haradinaj, si dhe Daut Haradinaj me bashkëshorten e tij, Lola Haradinaj.

Në disa prej fotografive të publikuara nga Haradinaj shihet edhe Rifat Jashari, duke i dhënë një dimension më të gjerë kësaj ngjarjeje festive familjare. 

Image
Shkëlzeni
Image
Foto nga dasam e Shkëlzenit
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat