Kylie Jenner rrëfen: Qava pa ndalur në publik

Bota e Yjeve

Kylie Jenner rrëfen: Qava pa ndalur në publik

Nga: Bota sot Më: 6 maj 2026 Në ora: 19:49
Kylie Jenner

Kylie Jenner ka folur hapur për përvojën e saj me përdorimin e substancave, duke kujtuar një moment “të çmendur” kur kishte marrë “magic mushrooms” në një ambient publik.

Manjatja e kozmetikës, 28 vjeç, u shfaq në podcast-in e miqve të saj “Better Half with Stas & Vic”, ku po xhironin teksa përgatiteshin për fundjavën e parë të Coachella-s.

Kylie la të kuptohej se kishte disa “sekrete nga Coachella” dhe zbuloi se dikush e kishte pyetur nëse donte të merrte “shrooms” atë natë në festival.

“Magic mushrooms”, apo “shrooms”, janë kërpudha që përmbajnë përbërës psikoaktivë si psilocibina dhe psilocina, të cilat shkaktojnë efekte halucinogjene.

Image

Kylie tregoi se ishte e pasigurt për t’i marrë ato në Coachella për shkak të një përvoje të mëparshme të keqe, e cila kishte bërë që ajo “të qante derisa t’i prishej grimi”.

Ajo u tha të pranishmëve: “Dikush më pyeti nëse dua të marr ‘shrooms’ sonte dhe mendova se nuk e di nëse dua ta bëj këtë. Në publik.

Ose ndoshta do të bëhem shumë emocionale dhe do të filloj të qaj – pse do të doja të qaja sonte?

E kam provuar një herë në një ambient publik, kur shkova në eventin e Stass. Ishte një festë dhe mora ‘shrooms’ dhe nuk mund të ndaloja së qari.”

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat