Paris Hilton habit me transformimin në pasarelën e Gucci-t në New York

Bota e Yjeve

Paris Hilton habit me transformimin në pasarelën e Gucci-t në New York

Më: 17 maj 2026 Në ora: 16:23
Paris Hilton

Paris Hilton tërhoqi gjithë vëmendjen gjatë sfilatës “GucciCore” në New York, ku u shfaq me një pamje krejt ndryshe nga ajo që publiku është mësuar të shohë.

Ylli i njohur hoqi dorë përkohësisht nga flokët e saj ikonike bjonde dhe u paraqit në pasarelë me një paruke të gjatë brune dhe balluke, duke bërë që shumë fansa ta cilësonin si “të panjohshme”.

Për eventin e organizuar nga Gucci në Times Square, Paris kishte zgjedhur një fustan të verdhë mëndafshi me detaje fjongo dhe rripin karakteristik të markës italiane, ndërsa pamjen e kompletoi me një pallto të zezë me gëzof dhe çizme lëkure, shkruan DailyMail.

Në rreshtin e parë të sfilatës ishin të pranishëm edhe emra të njohur si Kim Kardashian, Mariah Carey dhe Shawn Mendes.

Image
Paris Hilton

Mbrëmja mblodhi shumë figura të njohura të modës dhe showbiz-it, përfshirë Cindy Crawford, Emily Ratajkowski, Tom Brady dhe Candice Swanepoel, të cilët parakaluan ose morën pjesë në eventin luksoz të modës.

Image
Paris Hilton
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat