Georgina Rodriguez shfaqet në Kanë me transformim të ri në pamje

Bota e Yjeve

Georgina Rodriguez shfaqet në Kanë me transformim të ri në pamje

Më: 18 maj 2026 Në ora: 13:05
Georgina Rodriguez

Georgina Rodriguez tërheq vëmendjen në Kanë me transformim të ri dhe paraqitje elegante në tapetin e kuq.

E fejuara e Cristiano Ronaldos u shfaq me flokë bjonde platini dhe një stil të veçantë gjatë ceremonisë “Kering Women in Motion Awards 2026”, duke pozuar në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë.

Ajo u shfaq me një kombinim elegant veshjesh dhe bizhuterish luksoze, përfshirë unazën e fejesës me diamant, shkruan DailyMail.

Image
Georgina Rodriguez

Paraqitja e saj e re me ndryshim në stilin e flokëve u bë menjëherë temë diskutimi në media dhe rrjete sociale.

Georgina u shfaq në një moment të rëndësishëm të festivalit, ku morën pjesë shumë emra të njohur të showbiz-it ndërkombëtar.

Image
Georgina Rodriguez

Ajo është gjithashtu fytyra e re e një fushate të madhe mode, duke vazhduar të forcojë praninë e saj në industrinë e modës dhe reklamës.

Georgina, e cila jeton në Arabinë Saudite me Cristiano Ronaldon, vazhdon të jetë një nga figurat më të ndjekura në rrjetet sociale dhe në eventet ndërkombëtare të modës. 

Image
Georgina Rodriguez
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat