Melinda Ademi ka ndezur rrjetet sociale me postimet e fundit, ku është shfaqur mjaft provokuese dhe në super formë.
Artistja publikoi disa fotografi atraktive, duke ekspozuar linjat trupore dhe stilin e saj të veçantë që gjithmonë arrin të marrë vëmendjen e publikut.
E veshur me shumë vetëbesim dhe paraqitje glamuroze, Melinda mori komente të shumta nga ndjekësit, të cilët vlerësuan dukjen e saj.
Krahas imazheve, këngëtarja la edhe një mbishkrim që nuk kaloi pa u komentuar: “Për mu fol veç prezenca!”.
Postimi i saj u shpërnda me shpejtësi në rrjet, ndërsa fansat vazhdojnë ta komplimentojnë për paraqitjen dhe energjinë që transmeton në çdo publikim.