Romanca mes aktorit Jacob Elordi dhe supermodeles Kendall Jenner duket se po bëhet gjithnjë e më serioze.
Dyshja u fotografua gjatë një darke intime në Montecito të Kalifornisë, ku sipas mediave amerikane, ata shfaqeshin shumë të afërt dhe nuk i kursenin momentet romantike në publik. Burime pranë çiftit thanë se Elordi “nuk mund t’i hiqte duart” Kendall-it gjatë gjithë mbrëmjes, ndërsa të dy dukeshin të lumtur dhe tepër të relaksuar.
Sipas raportimeve, çifti kishte kaluar më herët edhe disa ditë pushimi në Hawaii, një udhëtim që thuhet se “ndryshoi gjithçka” në marrëdhënien e tyre dhe i afroi edhe më shumë.
Thashethemet për lidhjen e tyre nisën pas paraqitjes së përbashkët në Coachella këtë vit, ndërsa më vonë ata u panë edhe në një darkë dyshe me Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet në Los Angeles.
Edhe pse as Kendall dhe as Jacob nuk kanë konfirmuar publikisht romancën, paraqitjet e fundit kanë shtuar bindjen e fansave se çifti tashmë po jeton një histori të re dashurie në Hollywood.