Emily Blunt elegante në të bardha gjatë promovimit të filmit

Bota e Yjeve

Emily Blunt elegante në të bardha gjatë promovimit të filmit

Nga: A.SH Më: 3 qershor 2026 Në ora: 09:44
Emily Blunt

Aktorja e njohur hollywoodiane Emily Blunt ka nisur fuqishëm fushatën e saj drejt çmimeve “Oscars”, pasi performanca e saj në filmin “Disclosure Day” po merr vlerësime të mëdha nga kritikët e kinemasë.

Blunt u shfaq elegante gjatë photocall-it të filmit në Paris, ku tërhoqi vëmendjen me një fustan të bardhë me detaje elegante dhe stil të veçantë.

Ajo pozoi pranë bashkëaktorëve të saj, ndërsa atmosfera e eventit u karakterizua nga interesimi i madh i mediave dhe fansave.

Image
Emily Blunt me aktorë

Kritikët kanë cilësuar interpretimin e saj si “të jashtëzakonshëm” dhe “emocional”, duke e renditur aktoren mes emrave favoritë për nominimet e ardhshme në Academy Awards.

Filmi “Disclosure Day” tashmë po konsiderohet një nga projektet më të përfolura të sezonit, ndërsa paraqitja e Emily Blunt në Paris vetëm sa ka shtuar pritshmëritë për suksesin e tij.

Image
Emily Blunt me aktorë
Image
Emily Blunt
Image
Emily Blunt
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat