Lily Collins dhe Charlie McDowell shijojnë një ditë romantike në finalen e French Open

Bota e Yjeve

Lily Collins dhe Charlie McDowell shijojnë një ditë romantike në finalen e French Open

Nga: M.H. Më: 8 qershor 2026 Në ora: 13:00
Lily Collins dhe Charlie McDowell

Aktorja Lily Collins dhe bashkëshorti i saj Charlie McDowell tërhoqën vëmendjen gjatë finales së turneut French Open në Paris, ku u panë duke shijuar atmosferën sportive nga tribunat VIP.

Ylli i serialit Emily in Paris u shfaq me një fustan të zi elegant, ndërsa Charlie zgjodhi një stil më të thjeshtë dhe casual. Çifti u fotografua duke kaluar kohë së bashku dhe duke ndjekur me interes finalen e madhe të turneut, shkruan Daily mail, përcjell "Bota sot".

Me ta ishte edhe kolegia dhe mikja e Lily-t, Ashley Park, e cila gjithashtu mori pjesë në eventin sportiv. Treshja u pa duke biseduar dhe duke shijuar atmosferën festive në stadiumin Roland-Garros.

Image
Lily Collins dhe Charlie McDowell

Dalja në Paris erdhi mes angazhimeve intensive të Lily Collins për sezonin e gjashtë të serialit “Emily in Paris”. Aktorja ka qenë së fundmi në Greqi për xhirime, por gjeti kohë për një pushim të shkurtër në kryeqytetin francez.

Lily dhe Charlie konsiderohen një nga çiftet më të dashura të Hollywood-it. Ata u njohën në vitin 2019, u fejuan në vitin 2020 dhe kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2021.

Image
Lily Collins

Vitin e kaluar, çifti mirëpriti vajzën e tyre Tove, një moment që ndryshoi jetën e tyre familjare. Që prej atëherë, të dy kanë ndarë herë pas here momente të veçanta nga jeta si prindër.

Paraqitja e tyre në French Open konfirmoi edhe një herë harmoninë dhe afërsinë që i karakterizon. Fotografitë nga tribunat e Parisit u shpërndanë gjerësisht në media, duke i kthyer Lily Collins dhe Charlie McDowell në një nga çiftet më të komentuara të eventit.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat