Zendaya tërheq vëmendjen në Londër me paraqitjen e saj elegante

Bota e Yjeve

Zendaya tërheq vëmendjen në Londër me paraqitjen e saj elegante

Nga: A.M Më: 5 korrik 2026 Në ora: 21:28
Zendaya

Zendaya mahniti me paraqitjen e saj elegante gjatë promovimit të filmit të ri “The Odyssey” në Londër.

Aktorja e njohur për stilin e saj të veçantë dhe pamjen gjithmonë mbresëlënëse u shfaq të dielën në ndërtesën IET në Londër, ku mori pjesë në eventin promovues të filmit dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me stilin e saj.

Zendaya, 29 vjeçe, u shfaq me një fustan dramatik me prerje të derdhur, të kombinuar me një shami në kokë që i përshtatej veshjes, duke theksuar edhe më shumë paraqitjen e saj elegante dhe moderne. Ajo ishte një nga figurat më të komentuara të eventit, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".

Image
Zendaya

Ajo ishte e pranishme për të promovuar filmin “The Odyssey”, së bashku me pjesën tjetër të kastit dhe ekipin e produksionit, në një nga eventet më të mëdha të promovimit të projektit.

Filmi është një adaptim i eposit të lashtë grek “Odisea” të Homerit dhe sjell historinë e mbretit Odise, i cili pas përfundimit të Luftës së Trojës nis një udhëtim të gjatë dhe të rrezikshëm për t’u kthyer në atdhe dhe për t’u ribashkuar me bashkëshorten e tij, Penelopën.

Image
Zendaya
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat