Myleene Klass shkëlqen në bikini gjatë pushimeve luksoze

Bota e Yjeve

Myleene Klass shkëlqen në bikini gjatë pushimeve luksoze

Nga: A.M Më: 8 gusht 2026 Në ora: 08:46
Myleene Klass

Myleene Klass dukej e mbushur me gëzim teksa pozonte me disa modele bikini në Instagram gjatë një udhëtimi festiv me jaht të premten, pas frikës “tronditëse” se mund të kishte kancer gjiri.

Prezantuesja televizive, 48 vjeç, u bëri thirrje grave që të kontrollojnë rregullisht gjoksin e tyre në fillim të kësaj jave, pasi gjatë qëndrimit në Wimbledon në qershor kishte vënë re dy kokrra në gjoks.

Pasi siguroi fansat se është mirë dhe se kontrollet mjekësore konfirmuan se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, Myleene u nis për një pushim luksoz, ku shijoi një ditë me diell në bordin e një katamarani, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".

Image
Myleene Klass

Ylli i televizionit tërhoqi vëmendjen me një bikini rozë të ndezur në formë trekëndëshi nga Freemans, teksa pozonte me shumë stil në bordin e varkës.

Më vonë, Myleene veshi një bikini dy pjesësh në ngjyrë kaki, ndërsa shijoi një zhytje në det dhe u mor me paddle boarding së bashku me djalin e saj gjashtëvjeçar, Apollo.

Image
Myleene Klass
Image
Myleene Klass

Ajo dukej më e lumtur se kurrë teksa ngrinte krahët lart, duke shijuar momentet e bukura pranë të birit gjatë këtij udhëtimi luksoz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat