Amal Clooney shkëlqen në Venecia, shfaqet elegante krah bashkëshortit George

Bota e Yjeve

Amal Clooney shkëlqen në Venecia, shfaqet elegante krah bashkëshortit George

Nga: A.SH Më: 5 shtator 2026 Në ora: 15:16
Amal Clooney dhe George Clooney

Amal Clooney tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante teksa u largua nga Festivali i 83-të i Filmit në Venecia, krah bashkëshortit të saj, aktorit të njohur George Clooney.

Avokatja e njohur për të drejtat e njeriut u shfaq e veshur me një fund me printe gjarpri nga Elie Saab, me vlerë rreth 1,695 funte.

Amal dhe George u fotografuan duke ecur krah për krah, teksa largoheshin nga festivali, duke tërhequr vëmendjen e fotografëve dhe fansave.

Image
Amal Clooney dhe George Clooney

Çifti vazhdon të jetë ndër dyshet më të komentuara në tapetin e kuq, ndërsa Amal edhe këtë herë dëshmoi stilin e saj të veçantë dhe elegant.

Image
Amal Clooney dhe George Clooney
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat