Florence Pugh mahnit në Venecia me dekolte të theksuar dhe fund vezullues

Bota e Yjeve

Florence Pugh mahnit në Venecia me dekolte të theksuar dhe fund vezullues

Nga: A.M. Më: 9 shtator 2026 Në ora: 12:35
Florence Pugh

Florence Pugh tërhoqi vëmendjen me një bluzë të shkurtër me dekolte të theksuar dhe një fund dramatik, teksa u shfaq me shumë elegancë në eventin e Max Mara në Venecia të martën.

Aktorja 30-vjeçare pozoi para arkitekturës historike të qytetit dhe pranë bregut të ujit, e veshur me një kombinim të jashtëzakonshëm.

Bluza kishte një dekolte tepër të theksuar dhe një material që ajo e kishte vendosur në mënyrë elegante rreth krahëve, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".

Image
Florence Pugh
Image
Florence Pugh

Fundi vezullues, në të njëjtën nuancë, i theksonte linjat trupore dhe zgjatej deri në dysheme, duke krijuar një pamje spektakolare.

Ajo kishte vendosur një gjerdan dhe vathë të mrekullueshëm me diamante, ndërsa në dorë mbante një çantë clutch teksa pozonte para fotografëve.

Image
Florence Pugh

Florence u pa duke mbërritur në Festivalin e Filmit në Venecia me një taksi uji më herët gjatë ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat