Kim Kardashian mahnit në Romë me fustan leopard nga YSL

Bota e Yjeve

Kim Kardashian mahnit në Romë me fustan leopard nga YSL

Nga: A.SH Më: 24 tetor 2026 Në ora: 20:36
Kim Kardashian

Kim Kardashian ka tërhequr gjithë vëmendjen në premierën e sezonit të dytë të serialit All’s Fair, të mbajtur në Romë, ku u shfaq me një fustan elegant me print leopard nga shtëpia e njohur e modës Yves Saint Laurent (YSL).

Ylli amerikan i reality show-ve dhe sipërmarrësja zgjodhi një veshje haute couture me motive leopardi, duke sjellë një paraqitje të guximshme dhe glamuroze në tapetin e kuq.

Kardashian u shfaq në këtë event së bashku me koleget e saj të kastit, aktoret Naomi Watts dhe Sarah Paulson, të cilat gjithashtu morën vëmendjen me paraqitjet e tyre elegante.

Image
Kim Kardashian

Premiera në kryeqytetin italian mblodhi emra të njohur të industrisë së argëtimit, ndërsa stili i Kim Kardashian u kthye në një nga pikat më të komentuara të mbrëmjes.

Me zgjedhjen e saj nga YSL, Kardashian dëshmoi edhe një herë preferencën për veshjet që spikasin dhe që ndërthurin luksin me një stil të veçantë.

Image
Kim Kardashian
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat