Këngëtari i njohur kanadez, Justin Bieber, dhe bashkëshortja e tij, modelja Hailey Bieber, janë parë duke mbërritur në Seul të Koresë së Jugut.
Çifti tërhoqi vëmendjen gjatë paraqitjes së tyre në kryeqytetin koreano-jugor, ndërsa pamjet nga mbërritja e tyre po qarkullojnë në rrjetet sociale.
Justin dhe Hailey Bieber janë ndër çiftet më të komentuara në botën e showbiz-it, me çdo paraqitje të tyre publike që ngjall interes te fansat dhe mediat ndërkombëtare.
Deri më tani, nuk ka informacione të konfirmuara lidhur me arsyen e vizitës së tyre në Seul.