Kylie Minogue shkëlqen në eventin e Chanel në Sydney

Bota e Yjeve

Kylie Minogue shkëlqen në eventin e Chanel në Sydney

Nga: A.M. Më: 6 nëntor 2026 Në ora: 19:54
Kylie Minogue

Ylli australian i muzikës pop, Kylie Minogue, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në eventin e koleksionit Cruise 2026/27 të shtëpisë së modës Chanel, i mbajtur të mërkurën mbrëma në Sydney të Australisë.

Këngëtarja 58-vjeçare, e njohur për hitin “Padam Padam”, u shfaq e veshur nga koka te këmbët me krijime të Chanel, duke dëshmuar edhe një herë stilin e saj të veçantë dhe elegancën në paraqitjet publike.

Kylie kishte zgjedhur një fund midi në ngjyrë të çelët, i cili vinte në pah këmbët e saj, të kombinuar me një triko në të njëjtën nuancë kremi. Veshjes i kishte shtuar kopsa të arta, që i jepnin një tjetër detaj elegant kombinimit.

Image
Kylie Minogue

Pamjen e kishte kompletuar me një çantë klasike të zezë nga Chanel dhe këpucë me taka të ulëta, në stilin slingback, me kombinim të dy ngjyrave.

Paraqitja e saj ishte një nga surprizat e mbrëmjes, duke i shtuar edhe më shumë shkëlqim rreshtit të parë të sfilatës së koleksionit të ri të Chanel.

Image
Kylie Minogue
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat